Michael Roth

Politikë

Perspektiva evropiane dhe hapja e negociatave, Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, vizitë dyditore në Shqipëri

26 Maj 2021, 21:06| Përditesimi: 26 Maj 2021, 21:07

  • Share

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme për një vizitë 2-ditore, ku do të diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Roth do të takohet nesër me Kryeministrin Rama, me të cilin pritet të ketë një konferencë për shtyp nga Kryeministria rreth orës 18:30.

Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Ministri shtetëror gjerman për Evropën Michael Roth para arritjes në Shkup tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t'i përmbushë premtimet e tij për fillimin e  negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

"Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”, shkroi në Twiter Michael Roth.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?