Vinice Mabansag

Personi i tetë miliardë në botë, foshnja e lindur në Filipine

17 Nëntor 2022, 23:12| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 23:19

  • Share

Një vajzë e lindur në Filipine është shpallur zyrtarisht personi i tetë miliardë në botë . Foshnja, Vinice Mabansag lindi në Spitalin Memorial "Jose Fabella" në Tondo, Manila më 15 nëntor dhe u zgjodh nga OKB-ja për të shënuar momentin historik.

Vogëlushja u lind pikërisht kur Kombet e Bashkuara parashikuan se popullsia e planetit do të arrinte tetë miliardë njerëz.

 "Kjo rritje e paprecedentë është për shkak të rritjes graduale të jetëgjatësisë njerëzore për shkak të përmirësimeve në shëndetin publik, të ushqyerit, higjienën personale dhe mjekësinë. Është gjithashtu rezultat i niveleve të larta dhe të vazhdueshme të fertilitetit në disa vend.", thanë Kombet e Bashkuara në një deklaratë.

Vinice Mabansag me nënë e saj

Pavarësisht se u deshën 11 vjet që popullsia e planetit të shkojë nga shtatë në tetë miliardë njerëz, Kombet e Bashkuara thanë se do të duhen deri në vitin 2037 - 15 vjet - për të arritur nëntë miliardë njerëz.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?