Me pistoletë në dorë, duke konsumuar kokainë provon ‘ruletën ruse’, personazhi i famshëm i TikTok, Kozak Braçi përfundon në polici

19 Shkurt, 15:30| Përditesimi: 19 Shkurt, 16:50

  • Share

TIRANË- Personazhi i famshëm i Tik-Tok, Kozak Braçi është shoqëruar ditën e sotme (19 shkurt) në ambientet e policisë së Tiranës ku po merret në pyetje nga efektivët e policisë lidhur me një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Në video, Kozak Braçi shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike ‘kokainë’ dhe më pas me një pistoletë me mulli luan lojën ‘ruleta ruse’. Në pamje duket qartë pistoketa dhe plumbi brenda saj por fatmirësisht arma nuk e shkrep duke shmangur një tragjedi.

Ruleta ruse njihet si një lojë vdekjeprurëse në të cilën personat që marrin pjesë rrezikojnë të humbin jetën, vetëm nëse i shpëton fati.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, makina e Kozak Braçit me vlerë 50 mijë euro, u gjet e shkrumbuar poshtë pallatit ku banonte, ngjarje për të cilën rezultoi të kishte dhënë urdhër një tjetër reper. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadili: 19/02/2024 18:18

    Lum dhe prindi qe e ka

    Përgjigju
  • Fadili: 19/02/2024 16:10

    Lum si femija qe do rrise ky!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?