Personazhe publikë, muzikë nga Sanremo e fishekzjarrë! Si u festua 77-vjetori i Republikës Italiane në Tiranë, ambasadori Bucci: Shqipëria e Italia, si një popull i madh

3 Qershor 2023, 11:38| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 20:15

  • Share

Në sheshin që mban emrin e vendit fqinj, kremtohet lindja e Republikës së Italisë, në 2 qershor të 77 viteve më parë. Ambasadori Fabrizio Buçi pret miqtë që përshkojnë tapetin e kuq...

Të pranishmit janë personazhe nga politika, forcat ushtarake, biznesi e spektakli.

Himnet e dy vendeve këndohen nga shqiptarë e italianë. Edhe fjalimi i ambasadorit Buçi është përbashkues.

“Është një festë shumë e rëndësishme për ne! Është festa e Republikës sonë: e bashkuar, demokrate! Për ne italianët është një moment special! Jemi shumë të lumtur!”, thotë Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi.

Ai rrëfen se në një mbrëmje si kjo festohet edhe afërsia mes dy vendeve.

“Kjo me të vërtetë është festa jonë kombëtare, por mendoj se duhet të konsiderohet edhe një festë e shqiptarëve! Një festë e madhe e miqësisë që lidh dy vendet: Italinë dhe Shqipërinë!”, shprehet më tej ambasadori Buçi.

Orkestra e Forcave të Armatosura luan një repertor të përzgjedhur.

Edhe në këtë atmosferë feste, përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare i shohim bashkë.

“I jemi mirënjohës ambasadorit që na ftoi. Ne jemi gjithmonë bashkë, sepse feja e vërtetë nuk ngjall asnjë të keqe, ndryshe do të ishte instrumentalizim i besimit”, shprehet imzot Angelo Massafra.

Imzot Angelo Massafra është një figurë përbashkuese për dy vendet.

“Unë si arbëresh e dëshmoj letësisht lidhjen shekullore mes dy vendeve, Shqipëria dhe Italia janë dy popuj vëllezër”, thotë imzot Angelo Masaffra.

Të ftuarit thonë se përpos se shijojnë festën, prania e tyre është një shenjë mirënjohje, që Italia mbetet nga partnerët tanë kryesorë edhe në rrugën drejt BE.

“Padyshim që Italia në këtë rrugë është partneri strategjik më i fortë që Shqipëria ka”, thotë shkrimtari dhe ish-diplomati Ylljet Aliçka.

Fishekzjarrët përcjellin atmosferën festive edhe përtej sheshit “Italia”.

Koncerti “Sanremo është Sanremo” është padyshim qershia mbi tortë e kësaj mbrëmjeje.

“Ne jemi rritur me këtë  ngjarje. Është një event shumë i veçantë i organizuar nga ambasadori Buçi, që më duhet ta them që është një artdashës i madh, veçmas i artit klasik”, shprehet sopranoja Eva Golemi.

Përcillet përmes koncertit, historiku i Sanremos, që solli në Shqipëri një dritare për atë çka ndodhte me muzikën e artin në Perëndim.

“Deti Adriatik është kthyer në një autostradë të madhe që lidh dy vendet. Tashmë koncepti i kufijve është kapërcyer. Shqipëria është pjese e Italisë dhe Italia është pjesë e Shqipërisë! Nuk ka më kuptim të flasim për kufij! Jemi një popull i vetëm dhe i madh!”, tha ambasadori.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/06/2023 03:26

    Nga te gjithe te ftuarit elitare,vetem Rama eshte ai qe duket sikur eshte shfaqur ne feste,pak si rastesisht, pas nje vrapimi te shkurter per te qene ne forme nga kodrat e liqenit!

    Përgjigju
  • shendeti: 03/06/2023 17:06

    do ket puth na i gru tjeter ky super stari jone?

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 03/06/2023 16:48

    Kështu thoshte dhe Duçja, një popull dhe solli kolonizatorët në Shqipëri përveç ushtrisë. Jo ne nuk jemi një popull. Si fqinj të mirë po. Secili në shtëpi të vet.

    Përgjigju
  • Scutari: 03/06/2023 16:41

    Viva Italia!!

    Përgjigju
  • Artan: 03/06/2023 13:52

    Po ne kur e festojmë festën e Republikës???

    Përgjigju
  • Malsori: 03/06/2023 12:25

    fatkeqsi qe nuk na mbajti kjo 500 vjet e jo Turqia se do kishte qen e keqja me e vogël e Shqipëria s'do kishte qen vendi me i varfër i europes,respekte per Italinë ka 30 vjet qe na mban me buke shqiptaret

    Përgjigju
    • Mario: 03/06/2023 21:56

      Ne fakt na mbajti Roma, por edhe ne e drejtuam ate derisa ra. Ne nje menyre pak a shume ndodhi edhe me Turqine, vec se keta qe bene Turqine, Otomanet ishin ku e ku te prapambetur nga ana e kultures.

  • e drejta: 03/06/2023 12:25

    VIVA L,ALBANIA E VIVA L,ITALIA

    Përgjigju
  • I madhi: 03/06/2023 12:18

    Basketbollisti rri ne mes kurse Presidenti anash. Hajde protokoll hajde.

    Përgjigju
    • Geri: 03/06/2023 13:38

      Basketbollisti eshte edhe kryeqeveritar, nese ke harruar...Kane lene ne mes nje GRUA, qe eshte edhe Ministre e Jashtme, meqe flasim per festen e Italise.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?