Mitro Çela

Personazhe në rrugë: Arianit Çela më dënoi Babanë

30 Tetor 2022, 18:29| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 18:30

  • Share

Burrë i vjetër.

Me shkop në dorë.

U ul në karrike.

Hapi një qese.

Hodhi mbi tavolinë një shuk me letra.

Xhetan Xhejku.

Me origjinë nga Luma.

Banon ne Domje. Kashar.

-Në vitin 1945 babai mu kap në kufi. Bashkë me vëllanë.

Tentativë për arratisje. I futën të dy në hapsanë.

Vëllanë e babait e dënuan me vdekje.

Babai. Abdyl Osmani u dënua gjatë vjet.

Ishte 25 vjeç.

Një vit i martuar. Kur u fut në burg, unë isha 5 muaj...

Nuk pata fat ta njoh.

Mori frymë. Hapi kartat.

Gjeti vendimin e gjykatës në Shkodër...

Prokuror kapiten i parë Arianit Çela...

Vite më vonë Arianit Çela u bë Kryetar i Gjykatës së Lartë...

Unë e kisha parë vetën një herë Arianitin.

15 gusht. 1983.

Gjykata e Lartë.

Salla e gjyqit.

Të pandehur Fiqiret Shehu,

Nesti Nase-ish ministër i Jashtëm.

Llambi Ziçishti-ish ministër i Shëndetësisë.

Skënder Shehu-djali i Mehmet Shehut.

U futa në sallën e gjyqit. Ftesën e mora nga Abaz Brati, zëvendës Prokuror i Përgjithshëm.

Gjyqin e drejtonte Aranit Çela-Kryetar i Gjykatës së Lartë.

-Nesti! Armik! I pabesë. Partia nga hiçi të bëri ministër!

Pa le pa le! Në hetusi nuk ke pranuar asgjë!-Tha Araniti.

-More Nesti! Po ne jemi armiq! Jemi agjentë, tradhëtarë!-Foli Fiqireti.-Kjo dihet! Pranoje Nesti!

Unë i kam pranuar të gjitha akuzat në hetusi! Shoku Kryetar!

-Nuk je shoqja ime. Nuk kam shok tradhëtarë e armiq.-Tha ashpër Kryetari!

-I nderuar Kryetar! Kërkoj vetëm mëshirë, mëshirë për djemtë. Asgjë për vete?!

-Nuk ka mëshirë për armiqtë. As për këlyshët e tyre?

-Pse u hutove? Pyeti Plaku...

Të mbetën sytë tek Arianit Çela?

Tu bë lugat?!...

-Çfarë ngjau me babanë?

- E nisi burgun në Shkodër. Kaluan dy vjet. Një ditë poastjeri solli një letër. Dy gisht e gjatë.

“Abdy Osmani u sëmur. Vdiq."...

Po trupi?

As pyetëm.

As na kërkuan ta marrim.

Ishte shkelur kanuni...

Po atë kohë na internuan në Berat.

Në Lapardha...

Diktaturë.

Pa triska fronti.

Të uritur.

Pa shkollë.

Armiq...

Duke u zvarritur kaluan 45 vjet...

Të shkuara të haruara...

-Erdhi demokracia...

Nga viti 1992 nisa të kërkoj varrin e babait.

Nuk e pashë të gjallë.

Dua një varr.

Ta qaja...

Ku nuk kam shkuar.

Kujt nuk i kam bërë letra...

Një vërë në ujë...

-Më ndihmon dot?!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • demokrati i vertete: 31/10/2022 02:10

    ke te drejte o shkodran,,,por saliu juaj qe ju e votoni c'do vit e la te lire e te pa shqetesuar kete kriminelin arianit cela,,,.

    Përgjigju
  • Shkoder Locja: 30/10/2022 19:27

    Aranit Cela njeri ma te lig e ma te poshtun nuk ban nana ma,kur hyni demokracia ka dasht var per BO.....SH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?