Personazh/ Mjeshtrja e elektromotorëve në Rrëshen, pas 47 viteve punë Tereza Leka sfidon moshën dhe vështirësitë

23 Tetor 2023, 17:58| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 18:07

  • Share

E ka nisur punën në moshë fare të re dhe sot në kapërcim të 65-tave, Tereze Leka vazhdon të punojë me të njëjtin pasion. Është e vetmja mjeshtre e elektromotorëve në Rrëshen, dhe ndër të rrallat në vend.

Në një repart të vogël pune, në periferi të qytetit, e gjejmë duke riparuar motorin e një pompe uji. Avolzhmi është një proces i vështirë që i merr mjaft kohë pasi punon në mënyrë artizanale.

“Me thënë të drejtën fëmiëjt i kam të rritur dhe s’kam nevoja ekonomike, por vazhdoj të punoj se ende kam fuqi dhe kam kërkesa nga qytetarët për të riparuar pajisjet. Me zanatin askush nuk humbet, vecc është vështirë ti hysh kësaj rruge.”-tha ajo.

Pajisjet e djegura elektrike, 65-vjecarja arrin ti kthejë në gjendje pune.

“Unë bëj avolzhimin e elektromotorëve të pompave të ujit dhe pajisjeve të tjera që përdoren në lavazhe, mobileri, etc”, tha ajo.

Tereza ka kryer shkollën e mesme elektrike në Shkodër në vitin ’76, ka punuar në ish-SMT deri në vitet ’90 e më pas ka ushtruar zanatin privatisht. Pavarësisht veshtiresive, pasioni dhe përshkushtimi e kanë bërë që të mos dështojë asnjeherë.

“Si punë është e vështirë sepse gjithccka bëhet me numërim, llogari elektrike. Ka dashtë Zoti asnjëhere nuk më kanë dal gabim”, tha më tej.

Në një kohë kur të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi, Tereze Leka u bën apel të kthejnë sytë nga zanatet.

“Më vjen keq se ky profesion e shumë të tjera nuk ndiqem më nga të rinia”, u shpreh Leka.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?