PERSONAZH/ DJ Xhorxho rrëfehet për Report Tv: Muzika elektronike ‘magnet’ për turistët e huaj në Shqipëri

22 Prill 2023, 18:59| Përditesimi: 22 Prill 2023, 19:09

  • Share

Muzika elektronike tashmë është kthyer në një trend, ku me mijëra të rinjtë marrin pjesë në festa që organizohen në kryeqytet e jo vetëm.

Dj Xhorxho është një i ri nga qyteti i Durrësit, të cilin e gjejmë në eventet më të rëndësishme të kësaj rryme, jo vetëm në vend, por edhe jashtë. Xhorxho tashmë punon prej 10 vitesh në këtë profesion dhe na tregon më shumë rreth këtij zhvillimi të ri, në mënyrën sesi muzika elektronike ka ardhur në vend.

“Ka ardhur duke u zhvilluar sepse Shqipëria kishte më pak rregulla se vendet e huaja. I pari festival pas pandemisë u zhvillua në Shqipëri”.

Xhorxho na tregon se organizime të tilla janë kthyer tashmë në magnet për turistët e huaj, pasi një pjesë e konsiderueshme e fansave të kësaj muzike, vijnë nga shtete të tjera duke rezervuar fluturimet dhe datat e eventeve që zhvillohen jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete si Shkodra, Vlora, Saranda dhe Gjirokastra.

“Kërkesa më e lartë është në kryeqytet, por së fundmi edhe në Shkodër, Korçë dhe në zonën bregdetare, sidomos jugu”.

Xhorxho na rrëfen pak dhe nga jeta e tij, kur i është dashur të performojë për 12 orë pa ndërprerje.

“Është e vështirë por jam mësuar se u bënë 10 vite dhe është bërë stil jetese. Kur njerëzit flenë unë jam zgjuar”.

Periudha post covid-19, e gjeti Shqipërinë me kufizime minimale. Kjo bëri që eventet më të mëdha të muzikës elektronike, të cilat ne Europë zhvilloheshin prej vitesh, të gjenin si të vetmin terren lulëzimi, vendin tonë. Që prej atij momenti, trendi erdhi gjithnjë në rritje dhe u bë pjesë e pandashme për fansat e kësaj rryme. Sakaq pjesëmarrja në këto evente i kalon disa mijëra vete.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?