Dario, i vetmi nxënës në klasë të parë në fshatin Pentar të Shkodrës! E gjithë shkolla me 20 nxënës

15 Shtator 2023, 16:25| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 18:51

  • Share

Ndodhemi në fshatin Pentar të Shkodër, ku braktisja është më evidente se kudo tjetër. Shkolla ka vetëm 20 nxënës, ndërsa në klasë të parë është vetëm Dario.

Është i vetmi nxënës që është regjistruar në klasën e parë të shkollës se Pentarit. Një shkollë e vogël që i plotëson të gjitha kushtet, por emigracioni ka detyruar që Dario të mos ketë asnjë shok në bankë.

Ai do të dëshironte të kishte më shumë shokë në klasë, por ky është realiteti i trishtë i kësaj zone.

Dario: Jam 6 vjeç. Jam në klasë të parë. Ndjehem i lumtur që kam nis shkollën.

Gazetari: A do kish qejf të kishte shokë apo shoqe?

Dario: Po dua shokë...

Gazetari: Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?

Dario: Mekanik sepse më pëlqejnë makinat.

Fshati Pentar është një nga fshatrat e Njësisë Administrative të Dajçit në Shkodër, goditur më shumë nga të tjerët nga largimi i të rinjve.

Gazetari: Po në lagje a ka fëmijë të tjerë?

Dario: Jo nuk ka, të gjithë kanë ikur!

Në fshat shumë pak sheh të rinj, por vetëm të moshuar të cilët edhe ato presin të largohen.

“Po kanë ikur të rinjtë, por bëj thirrje se këtu duhet të vihet dorë. Është një zone me bujqësi, blegtori e bimë medicinale”, tha banori Broz Gjuraj, duke shtuar se “nga mungesa e fëmijëve edhe të moshuarit janë të detyruar të shkojnë në emigrim”.

Mungesa e vëmendjes së shtetit, por edhe largimi masiv pas viteve 90-të ka bërë që ky fshat vetëm 20 km larg Shkodrës sot të mos gumëzhijë nga zërat e fëmijëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?