PERSONAZH/ 44 vite punë, Hetem Xhelaj mban ‘gjallë’ zanatin e Kovaçit në Shqipëri: Ma trashëgoi babai, peng që s'ua mësova fëmijëve

19 Nëntor 2023, 15:57| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 16:02

  • Share

“Ka nga viti 1930. Është nga të rrallat në Shqipëri për madhësi.”

Ashtu si këto vegla pune shumë të vjetra, edhe profesionin e hekurpunuesit, Hetem Xhelaj e ka trashëguar nga babai.

Që në moshën 10 vjeçare, ai nisi të mësonte sekretet e zanatit të kovaçit.

Në 44 vite punë, klientët nuk i ka pasur vetëm nga Fieri e Shqipëria, por nga e gjithë bota.

“Veglat e punës të babait tim, por dhe të miat shkojnë dhe jasht shtetit. Greqi, Itali, Amerikë. Bëj hanxhar mishi, kazma, gërshërë delesh. Shumë e shumë gjëra të tjera. Siç i bën dhe fabrika”, tha kovaçi Hetem Xhelaj.

Sot gjithnjë e më pak e kërkojnë shërbimin e tij në Shqipëri por Hetemi ka ndërmend që ta braktisë pasionin për punën. Madje as ofertat nga jashtë vendit nuk i ka pranuar.

“Puna e parë nuk është. Ka rënë. Njerëzit janë larguar. Dëshirë për të punuar nuk kanë. Veglat kanë ardhur në përmirësim. Unë e kam profesion, nuk e lë dot. Për brezin e ri është vështirë që ta marrin këtë profesion. Si shumë profesione të tjera, dhe ky profesion është drejt zhdukjes”, tregoi 54-vjeçari. 

E vetmja keqardhje e 54-vjeçarit fierak është që profesionin nuk ka mundur që trashëgojë në brezin e pestë. Asnjë nga fëmijët e tij nuk e ka pëlqyer zanatin e kovaçit.

“Do bëja thirrje që kushdo ka një profesion babai mos ta lëre pa marrë. Qoftë kostove të mëdha. Qoftë të ardhurave të vogla, zanatin e babait mos ta lini”, tha kovaçi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veli Stafa: 19/11/2023 18:19

    Profession i bukur dhe burreror.Me.krahe te lehta.

    Përgjigju
  • vjeshta: 19/11/2023 16:45

    Ah, sikur edhe veshjen te kishte prej kovaçi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?