Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para bashkisë Durrës: Nuk na japin listëpagesat, i kërkojmë prej vitesh

25 Janar 2023, 12:49| Përditesimi: 25 Janar 2023, 13:10

  • Share

DURRËS- Anëtarë të shoqatave të personave me aftësi të kufizuar kanë protestuar ditën e sotme përballë Bashkisë Durrës, për shkak të mos lëshimit të listë-pagesave të invalidëve nga ana e këtij institucioni.

Prej kohësh, ata kërkojnë nga bashkia dorëzimin e listë-pagesave, pasi po bëhen pengesë për mos ndjekjen e çështjes në rrugë gjyqësore. Ata deklarojnë se shteti po u heq të drejtën të mos përfitojnë pagesën që u takon me ligj, as invalidëve dhe as kujdestarëve të tyre.

Janë rreth 1000 invalidë në bashkinë Durrës, që prej vitesh kërkojnë të përfitojnë indeksimin e pagesës së invaliditetit për periudhën gusht 2005 - gusht 2010.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?