Personat mbi 50 vjeç duhet të
konsumojnë një mollë në ditë

20 Dhjetor 2013, 10:32| Përditesimi:

  • Share
BRITANI - Një studim i Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe ka dalë në konkluzionin se nëse personat mbi 50 vjeç do të konsumonin të paktën një mollë në ditë, do të ishin shmangur 8500 vdekje nga infarkti në zemër në Britani.

Sipas shkencëtarëve, molla ka të njëjtin efekt me medikamentet, por ndryshe nga ato, nuk shkakton efekte anësore.

Udhëheqësi i studimit thotë se 2/3 e të rriturve nuk konsumojnë dozat e rekomanduara. Konsumimi i një molle në ditë është e rëndësishme për personat mbi 50 vjeç të cilët janë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ata shtojnë se, numri i vdekje në lidhje me sëmundjet në zemër do të ishte disa herë më i vogël nëse personat mbi 50 vjeç do të konsumonin një mollë në ditë.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?