Erion Veliaj

Personalitetet më të mëdha të muzikës tekno elektrizojnë sot Tiranën, Veliaj: Nëse nuk ikim dot nëpër festivalet botërore, i sjellim ato këtu

26 Prill, 20:00| Përditesimi: 26 Prill, 22:36

  • Share

Kryebashkiaku Veliaj ka pritur sot në zyrën e tij muzikantin gjerman dhe njëkohësisht producentin e muzikës elektronike, Paul Kalkbrenner. Ai dhe personalitete të muzikës tekno do të performojnë sot në mbrëmje për qytetarët duke elektrizuar kryeqytetin me hitet e tyre.

“Jam këtu me Paul Kalkbrenner. Ai vjen gjithashtu nga Gjermania por nga Gjermania Lindore, kështu që ne shqiptarëve që vijmë nga Lindja na kupton perfekt. Ka qenë ylli i Tomorroë Land dhe shumë festivaleve, por ndonjëherë nëse nuk shkojmë dot tek festivalet, sjellim festivalet këtu. Paul do jetë me ne në darkë. Një falënderim të madh të gjithë atyre që na kanë mbështetur dhe një ndjesë atyre që ndoshta do kenë pak zhurmë, por do ia vlejë, se do kënaqemi pa fund, pa fund. Shihemi sot!, tha Veliaj.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Think twice: 27/04/2024 00:06

    Mos ndërto Kullat aty poshtë Digës së Liqenit artificial,janë Monstruoze...!..vazhdo me një Giardino model në vijim të Parkut..,duke e bërë Hapsirën më të bukur në Kryeqytet, të lidhura me Pishinat,me Kopshtin zoologjik e Atë Botanik...me Mbi ose nën kalime bashkëkohore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?