Persona të papërgjeshëm i vënë flakën gomave në Zvërnec të Vlorës, ndërhyn zjarrfikësja (VIDEO)

8 Prill 2020, 13:38| Përditesimi: 8 Prill 2020, 15:41

  • Share

Persona të papërgjeshëm i kanë vënë flanën gomave të makinave sot në Vlorë, duke shkaktuar një ndotje të konsiderueshme për qytetin. Siç duket edhe nga pamjet kanë qenë disa vatra zjarresh të cilat kanë shkaktuar re të mëdhaja tymi.

Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët pas disa çastesh kanë bërë të mundur normalizimin e situatës. Përveç gomave të makinave janë djegur edhe mbetja. Ngjarja ka ndodhur në Zvërnec.

1586346905_vlore.jpg

Ora 14:18
Dëmtohet 'mushkëria' e Vlorës, 4 zjarrfikëse për të shuar zjarrin në Pyllin e Sodës (VIDEO)

Një vatër zjarri u aktivizua në Pyllin e Sodës, që fatmirësisht u arrit të vihej në kontroll dhe shuhet pas disa orësh. U deshën 4 zjarrfikëse që bënin të mundur shuarjen e flakëve, në Pyllin e Sodës e cilësuar si mushkëria e Vlorës.

Forcat zjarrfikëse u siguruan që të merrnin të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në mënyrë që kjo vatër zjarri të mos aktivizohet më.

Të pranishëm në aksionin e forcave zjarrfikëse ishin edhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Shkëlqim Rama, ku që të dy theksuan se do të nis hetimi për të gjetur dhe vënë përpara përgjegjësi personat që shkaktuan këtë dëm.

"Pylli i Sodës është konsideruar si mushkëria e Vlorës dhe duket se ky vit e paska zënë keq më mushkëritë, nga një anë situata e vështirë me koronavirusin që sulmon mushkëritë e njerëzve dhe nga ana tjetër zjarret që shkatërrojnë mushkëritë e qytetit" është shprehur nënkryetari i bashkisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BRATI: 08/04/2020 20:57

    Se c,ma heq nje engjell qe ai zotrria qe ishte me maske dhe foli aty do jete kryetari ardhsem i bashkise,shume respekte nga large

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/04/2020 16:54

    Të ishte Enveri gjalle as qe do të mund të imagjinoheje nje gje e tillë por edhe sikur të ndodhte dobi gjente për 5 min dhe do I varte plerat vlonjate neper pemë ti hanin mizat. Keshtu dhe vetem keshtu kuptojne keta mortje we helmojne atmosferen dhe shkaterrojne Floren dhe Faunën tonë, plera! Ngrihu Envere djali të pastroç minjëtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?