VIDEO/ Përshtati vilën 3-katëshe në ‘shtëpi bari’ në Fier, në pranga pronari dhe 2 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 181 rrënjë kanabisi

15 Shkurt 2023, 09:14| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 09:28

  • Share

FIER- Pronari i një vile 3-katëshe në fshatin Dërmenas në Fier përshtati banesën e tij në shtëpi bari, ku 5 në 5 dhomat e saj ishin kultivuar 181 rrënjë kanabisi. Si rezultat, u vu në pranga Erjon Marini pronar i vilës, i cili njihej edhe identitetin, Xhevair Gashi si dhe dy punonjës të OSHEE-së Klajdi Gremi dhe Behar Fata.

Si rezultat i kontrollove nga ‘blutë’ e Fierit zbuluan përshtatjen në 5 dhomat e katit të parë të vilës në shtëpi bari, ku bima kultivohej me anë të llambave. Të përfshirë ishin edhe faturisti dhe elektricisti i OSHEE-së pasi ndihmuan pronarin e vilës, të vidhte energji elektrike.

Policia sekuestroi 181 rrënjë kanabisi të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të vilës.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike ndërsa prokuroria pritet të hetojë pasurinë e pronarit të vilës, Erjon Marini.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?