Komisariati i policisë Malësi e Madhe

Përshtati një ambient në Malësi të Madhe për të kultivuar kanabis, arrestohet 27-vjeçari! Dje i vunë në pranga bashkëshorten, i dënuar më parë për drogë

21 Tetor 2023, 12:13| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 12:20

  • Share

Armando Vulaj është vënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe për kultivim kanabisi. I riu u shpall dje në kërkim, pasi i arrestuan bashkëshorten. Çifti kisgghte përshatatur një ambient pranë banesës së tyre në kultivim kanabisi.

27-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, e arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Bratosh”, kishin përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tyre, për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Policisë sekuestruan nga ky ambient, 13 kg bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Por Vulaj nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga edhe në Lezhë, në janar të këtij viti i shoqëruar me Astrit Shekajn për armëmbajtje pa leje. Edhe më herët, Vulaj ka qenë i dënuar për trafik droge. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?