Përshtati magazinën për të krijuar Bitcoin duke vjedhur energjinë, arrestohet 60-vjeçari në Malësinë e Madhe

26 Mars 2022, 13:14| Përditesimi: 26 Mars 2022, 13:19

  • Share

Një 60-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kishte përshtatur një magazinë në banesën e tij për të prodhuar kripotomonedhën Bitcoin. Ngjarja u zbulua në Malësinë e Madhe, ku zbulimi u bë përmes gjurmimit të vjedhjes së energjisë dhe informacioneve të marra nga policia e Shkodrës.

Në pranga përfundoi Muhamet Hotaj, 60 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. Gjatë kontrollit, pranë magazinës së kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie.  Këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. 

60-vjeçari do të përballet me veprat penale "Mashtrimi kompjuterik", "Vjedhja e energjisë elektrike", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?