Makinetat për lojëra fati

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, vihet nën hetim 24-vjeçari! Sekuestrohen 10 makineta

12 Gusht 2023, 10:49| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 10:59

  • Share

Një 24-vjeçar është vënë në hetim nga policia, pasi akuzohet për organizim të lojërave të fatit, në ambientet e magazinës së një lokali në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën një lokali, në rrugën "Besim Imami", shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Sakaq, u vu nën hetim 24-vjeçari me iniciale A. M., banues në Malin e Zi, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?