Policia Korçë

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 45-vjeçari! Një tjetër në pranga për vjedhje në Korçë

4 Tetor 2023, 12:47| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 12:50

  • Share

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi organizonte lojëra fati në lokalin e tij në Korçë. Ndërsa një tjetër është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa ikona në kishë dhe ka dëmtuar ikonatin.    

Policia ka arrestuar 45-vjeçarin, me iniciale B. Q., banues në Korçë, pasi nga kontrolli i ushtruar në një lokal në pronësi të tij, u gjet dhe sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu, gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari e ushtronte veprimtarinë në këtë subjekt, pa u regjistruar në organet tatimore. 

Në pranga ka rënë edhe një tjetër 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur disa ikona në një kishë dhe ka dëmtuar ikonatin.    

F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Sovjan, u arrestua në flagrancë nga uniformat blu të Maliqit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?