VIDEO/ Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

5 Mars 2023, 16:56| Përditesimi: 5 Mars 2023, 16:59

  • Share

SHKODËR- Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi organizonte lojëra fati në Shkodër. 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë më qira në ambient për të luajtur poker.

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, Elton Rexhaj, banues në Shkodër dhe nga kontrolli i ushtruar në ambient ka sekuestruar një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?