Lokali i përshtatur në lloto

Përshtati lokalin në ‘lloto’, në pranga 39-vjeçari në Vlorë

8 Mars 2023, 10:22| Përditesimi: 8 Mars 2023, 10:25

  • Share

Një 39-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi përshtati lokalin e tij në ambient ku mund të vihen baste. Policia e Vlorës kreu kontrolle në lokalin e të riut dhe zbuloi 3 kompjuterë dhe 1 aparat celular që përdoreshin për të vendosur baste.

Në vijim të veprimeve nisi hetime në gjendje të lirë edhe për E. M., 23 vjeç dhe Gj. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati të paligjshme, në lokalin e 39-vjeçarit Xh. Ll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?