Durrës/ Përshtatën lokalin për të shitur drogë, arrestohet pronari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, ishin shpallur në kërkim që në 2019-tën

25 Tetor 2022, 15:13| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 15:19

  • Share

DURRËS- 3 persona kanë rënë në pranga pasi kishin përshtatur lokalin për të shitur drogë në vitin 2019. Pronari i lokalit dhe 2 bashkëpunëtorët e tij në vitin 2019 kishin përshtatur një lokal në Durrës në shitje të lëndëve narkotike. Policia e Durrësit vuri në pranga A.E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 personave, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?