Materialet e sekuestruara nga policia

Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe përdorim droge, arrestohen 5 persona në Pogradec

4 Mars 2022, 12:46| Përditesimi: 4 Mars 2022, 12:54

  • Share

5 kanë qenë të prangosurit dhe 9 të tjerët janë vendosur në hetim pasi pas një operacioni të policisë së Pogradecit ka rezultuar se një lokal në pronësi të njërit prej tyre ushtronin aktivitetin e basteve të paligjshme por edhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Dorjan Dervishaj, Fredi Balliu, Markeljan Adri, Orgito Xhydollari dhe Skerdi Liço janë arrestuar nga uniformat blu, ndërkohë që 'Basti i fundit' ka arritur të sekuestrojë edhe sasi të konsiderueshme parash apo edhe 3 doza kokaine.

Në njoftimin e policisë thuhet janë sekuestruar 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë, 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave,  si dhe 5 aparate celularë.

Tashmë të arrestuarit dhe të akuzuarit do të hetohen nga Prokuroria ​e Pogradeci për akuzat e 'Organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" kryer në bashkëpunim, "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", kryer në bashkëpunim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 1920: 09/03/2022 15:03

    " Bravo bravo " nomin keni bo. Mos bofshi pikën e hajrit.ikni mër ju qr meruni me naftën se po bo nomin Çeti,lejeni popllin të haj buk o ku*v shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?