Përshesh me gjizë nga zonja Albana

1 Dhjetor 2023, 12:10| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:12

  • Share

Përshesh me gjizë

Përbërësit:

  • 250 gr gjizë me kripë
  • 1 lugë gjalpë
  • 3-4 ls vaj ulliri
  • 600 ml ujë
  • 1 ls salcë domate /1 lk piper i kuq
  • Kripë, piper i zi
  • Arrë moskat
  • Bukë e ftohtë ose kore

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim gjalpin, shtojmë piperin ose salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj hedhim gjizën (preferohet të jetë gjizë e ashpër prej dhalle jo prej djathi). E përziejmë mirë, shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe pastaj shtojmë ujin e ngrohtë. Gjatë përzierjes na formohet një lëng shumë i shijshëm. Kur lëngu ka marrë valë e heqim nga zjarri. Nëse dëshirojmë, mund t'i hedhim pak piper djegës. Ndërkohë përgatisim përsheshin nëpër pjata, ia hedhim lëngun përsipër me garuzhde dhe e lëmë pak sa të zbutet buka. Buka duhet të jetë kore, e ftohtë ose e thatë. Sipër mund t'i hedhim pak vaj ulliri.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?