Ilir Meta

'Përshëndes zyrtarizimin e propozimit Parku Kombëtar të Vjosës', Meta thirrje qeverisë: Të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar

11 Shkurt 2021, 12:40| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 12:43

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Përmes një postimi në “Facebook” Meta i bëri thirrje qeverisë që të dëgjojë zërin e komunitetit, të aktivistëve të mjedisit dhe botës akademike për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.

Sipas Metës, duhet të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar.

"Përshëndes zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Qeveria të dëgjojë zërin e komunitetit, aktivistëve të mjedisit, botës akademike, personaliteteve vendase e të huaja dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.

Jemi të vendosur të vijojmë pa u lodhur përpjekjet tona energjike për të mos lejuar me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë të Qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. E gjithë lugina të shpallet Park Kombëtar! E duam vjosën dhe do ta mbrojmë", tha ai.

Komento

Komente

  • O tej: 11/02/2021 18:29

    O Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?