Foto ilustruese

Përsëriten shkeljet për masat mbrojtëse, mbyllen për 6 muaj 4 biznese në Tiranë! Së fundmi 15 gjoba me 1 milionë lekë

16 Gusht 2020, 13:37| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 13:38

  • Share

15 biznese janë gjobitur së fundmi në Tiranë pasi janë konstatuar duke zhvilluar aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin. Katër prej këtyre subjeketeve e kanë kryer shkeljen në mënyrë të përsëritur dhe për këtë arste përveç gjobës me 1.000.000 lekë janë të detyruar të mbyllin aktivitetin për një periudhë 6-mujore.

Këtër subjektet janë në pronësi të shtetases H. B (dy prej tyre) dhe dy subjekte me pronar shtetasit B.B dhe R.H.

Më konkretisht katër prej 15 bizneseve janë konstatuar duke kryer aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ nga efektivët e komisariatit numër katër. Policia u ka vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve J. P., A.H. dhe H. B., F.D., gjobën 1.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasve T. B., M.L., E.C., A.T dhe I.A pronarët të pesë restoranteve, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po në vijim të kontrolleve të ushtruara, sherbimet e Komisariatit Nr.1, i ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, tre shtetasve L.K. dhe B.B., A.XH., pronarë të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasve P. Ç., R.H dhe K.A., pronarët të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?