Fruta dhe perime

Përse është i rëndësishëm konsumimi i frutave dhe perimeve

13 Qershor, 09:46| Përditesimi: 13 Qershor, 09:50

  • Share

Frutat dhe perimet përmbajnë lëndë ushqyese të vlefshme si vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ngrënia e pak ose aspak frutave dhe perimeve mund të çojë në mangësi të lëndëve ushqyese me efekte anësore të pakëndshme për shëndetin tuaj.

Probleme me tretjen
Mungesa e frutave dhe perimeve gjatë përditshmërisë mund të çojë në probleme serioze të tretjes, si kapsllëk, hemorroide dhe divertikulit. Sipas një studimi në  Shkollën Mjekësore të Harvardit tregoi se një dietë e pasur me fibra bimore redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjes divertikulare.

Rrit rrezikun e kancerit
Asnjë ushqim nuk mund t’ju mbrojë nga kanceri, por një dietë e pasur me ushqime me bazë bimore mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kancerit. Antioksidantët që përmbajnë, si vitamina E, vitamina C dhe karotenoidet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira.

Shtimi në peshë
Ata që nuk hanë mjaftueshëm fruta dhe perime, zakonisht hanë ushqime me shumë yndyrë, e për rrjedhojë kjo çon shtimin në peshë.

Diabeti
Konsumimi i perimeve me gjethe jeshile, lidhet me një rrezik më të ulët të diabetit. Nëse keni diabet, frutat dhe perimet ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Rritja e presionit të gjakut
Një dietë e pasur me kripë dhe e varfër me fruta dhe perime kontribuon në rritjen e presionit të gjakut. Frutat dhe perimet janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez, kështu që ulin presionin e gjakut.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës
Frutat dhe perimet ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Një studim zbuloi se ata që hanin fruta dhe perime gjatë ditës kishin 30% më pak të ngjarë të pësonin sulm në zemër ose goditje në tru.

Depresioni
Dieta mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor. Sipas një hulumtimi spanjoll tregoi se ata që hanin shumë fruta dhe perime kishin shkallë më të ulët të depresionit se ata që nuk konsumonin fruta gjatë ditës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?