Përroi i Brrakës i mbushur me mbeturina, asnjë reagim nga autoritetet vendore

4 Maj 2022, 22:31| Përditesimi: 5 Maj 2022, 10:54

  • Share

Përroi i Brrakës është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash. Report Tv sjell pamje nga Përroi i Brrakës në fshatin Rinas ku duket vendi i mbushur me mbeturina. Autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e mjedisit.

Report Tv ka denoncuar herë pas herë ndotjen e mjedisit, ku shpeshherë në lumenj depozitohen mbeturina, por pas denoncimeve nuk ka pasur asnjë reagim.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një nismë për pastrimin e Shqipëris, madje ka bashki që janë gjobitur pasi nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e mjedisit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ropi: 05/05/2022 03:43

    Ja taksni Veliajt ndonje gjobe juve a si. Apo u ka ngel varur per firme ndonje dallavere me Lal Erin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?