‘Përralla e Tiranës’, arkitektja Xhoana Kristo dizenjon lojën për fëmijët: Të vegjlit mbi 3 vjeç mund të njohin  historinë

10 Dhjetor 2022, 21:43| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 21:47

  • Share

Xhoana  Kristo është arkitektja 27-vjeçare e cila së fundmi ka dizenjuar lojëra fizike digjitale ku fëmijët nga mosha 3 vjeç mund të mësojnë më shumë mbi trashëgiminë kulturore historike të vendit tone. Xhoana Kristo është arktitke, por e lidhur ngushtë me historinë e vendit. Frymëzuar edhe nga pedagogja e saj, Vera Bushati, vendosi të bëjë dicka ndryshe. Të njoh fëmijët me trashigiminë, përmes lojëra fizike dixhitale

Fillimisht përmes fotografisë, 27 vjecarja u afrpo njohuri të vexhelve mbi 3 vjec, për kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Një nga përrallat  nis me  qytetin e Tiranes. Një udhëtim nga antikiteti romak deri sot.

“Është në formën e një suvenieri kreativ për historinë e Tiranës ku nëpërmjet një sërë kartash fëmijët kanë mundësi si një film të njihen me trashëgimin kulturore tone, të njohin ngjyrat, materialet të përdorura në vend , si dhe të njihen me veshjet dhe personazhet e rëndësishme  të asaj kohe”, thotw Xhoana Kristo.

Xhoana thotë se  po përpiqet të ndryshoj mënyrën e të edukuarit tek një targetgrup, të pamundur për të mësuar edhe nga prindërit, që shumë vende apo personazhe historike nuk I njohin.

“Ideja kështu nisi me tregimin e përrallës së Tiranës, një formë më kreative që tregon historikun në formën e një filmi nga antikiteti deri më sot dhe ky titull erdhi nga dëshira për të kuptuar që brezat e rinj që nga fëmijët nga tre vjeç e sipër kanë mundësinë që të kuptojnë dhe të njohin nga prindërit e tyre apo bisedat familjare histori të Tiranës ndoshta të patreguara. Të tregojnë pjesë nga e shkuara e tyre si dhe të kenë mundësi të eksplorojnë vendet duke parë këto imazhe”, vijon ajo.

Ndërsa për të rinjtë që zgjedhin të largohen nga vendi , Xhoana ka një mesazh për ta.

“Puna e pareshtur, ti mund t’ia dalësh edhe atëherë kur ti beson që nuk do ia dalësh , nuk është I rëndësishëm vendi ku jeton, por dëshira për të bërë gjëra utilitare për ty dhe shoqërinë”

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Përrallaxhiu: 11/12/2022 14:35

    Tragjedia e xhunglës me emrin Tiranë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?