Përplasjet në Kuvend/ Zhupa e Hoti bllokojnë derën me trup, nuk lejojnë Spiropalin dhe Xhafajn të futen në seancë (FOTO)

14 Dhjetor 2023, 15:12| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 15:25

  • Share

 

Thyerje xhamash dhe përplasje fizike me gardën ishte ky skenari i radhës i Rithemelimit për të penguar zhvillimin normal te seancës plenare. Deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.

Përplasje ka pasur dhe mes deputetëve. Siç shihet në foto dy deputetet demokrate, Ina Zhupa dhe Elda Hoti që nuk i kanë lejuar të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit deputetët e PS, mes tyre dhe ministrja Elisa Spiropali dhe deputetin Etjen Xhafaj.

Përplasjet në Kuvend/ Zhupa e Hoti bllokojnë derën me trup, nuk lejojnë Spiropalin dhe Xhafajn të futen në seancë

Lajmi kryesor:

PS miraton mes tymueseve rregulloren që përjashton 2 muaj deputetët e kaosit! Bardhi: E çojmë në Kushtetuese! Rithemelimi përplaset me Gardën


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?