Përplasjet mes demokratëve, analisti Lita: Berisha po bën lojën e Bardhit, po inskenojnë prishjen e zgjedhjeve për kryetar në PD

27 Korrik 2023, 19:29| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 20:32

  • Share

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se përplasjet brenda Partisë Demokratike i leverdisin Sali Berishës.

Për gazetarin Arbër Hitaj, analisti Lita u shpreh se Sali Berisha po bën lojën e Gazment Bardhit e se të dy po përpiqen që të prishin zgjedhjet për kryetar të PD. Sipas tij nëse nuk zgjidhet kryetari kjo është në favor të Berishës, i cili do të mbajë mikrofonin dhe do të rezultojë si e vetmja opozitë.

‘Gaz Bardhi ka çelësin e dhomës së tij por kryesia e PD-së ka çelësin e shtëpisë pasi është organi më i larë kolegjial sipas statutit. Më pas këto vendime janë dhe në përpjekjen e Bardhit e shikoj si përpjekje për të prishur zgjedhjet për kryetar të PD. Mendoj se kjo sjellje e Bardhit është në vrazhdën e këtyre skenave që përdoren për të mbajtur PD-së jo funksionale. Çështje e PD-së jo funksionalë i shërben vetëm Sali Berishës. Ai është i vetmi person me mikrofon në dorë që mund të komentojë çështjet politike në parlament dhe jashtë tij, në konferenca shtypi dhe automatikisht identifikohet si kreu i opozitës.

Demokratët dhe Bardhi kanë pritur 18 muaj që të nisnin një proces të rregullt zgjedhor. Synimi është ta mbajnë PD në një gjendje amullie dhe të përfitojnë vetëm Sali Berisha. Sali Berisha po bën lojën e Gaz Bardhit. Kjo është parë edhe në mbledhjen firmave të atyre personave. Janë zgjedhur në forume të tjera të subjekteve politike dhe mendojnë se mund të caktojnë fatin e PD-së. Sali Berisha po inskenon bashkë me Bardhin një tentativë për të prishur zgjedhjet PD-së më 29 korrik. Motivi nuk dihet, por ky është qëllimi.’- tha Lita.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?