Politikë

Përplasjet me Lelin, drejtuesi socialist në Vlorë përcjell mesazhin e parë: Konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë! Qëndrimi i PS ndaj bashkisë s'do ndryshojë

21 Shtator 2021, 19:17| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 21:19

  • Share

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi është prezantuar sot si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës.

I pyetur për përplasjet që kanë vijuar mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe kryeministrit Edi Rama që nga zgjedhjet e 25 prillit, Ahmetaj tha se në PS nuk ka konflikte por debate. Megjithatë ai nënvizoi se konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë dhe ky u duk si një mesazh i qartë për Lelin. Ndërkaq nënvizoi se qëndrimi i PS dhe kryeministrit ndaj bashkisë nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojë.

“PS nuk ka konflikte ka debate. Konfliktet përjashtojnë le të themi ata që i iniciojnë. Politika jonë, politika e PS dhe e kryeministrit nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Të gjitha pyetjet që bëtë do marrin përgjigjie në vazhdim. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë në atë rrugë”, tha Ahmetaj.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deputete të tjerë të qarkut të Vlorës dhe kryetarët e bashkive, por është vënë re mungesa e kryebashkiakut Leli.

Ora 21:18
Mbledhja e PS në Vlorë,  Afrim Qëndro lë postin e zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë, zhvendoset në Elbasan me Gjiknurin

Damian Gjiknuri i ka dorëzuar stafetën Arben Ahmetaj ditën e sotme si drejtues politik i PS për qarkun e Vlorës. Gjatë mbledhjes ku janë deleguar detyrat dhe mesazhet për socialistët, është dhënë edhe njoftimi i largimit të Afrim Qëndros si zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë.

Afrim Qëndro ka deklaruar se do largohet nga Bashkia e Vlorës dhe do të angazhohet në funksione politike e partiake në Tiranë. Sot është bërë njoftimi, ndërsa nesër pritet që të jepet zyrtarisht dorëheqja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?