Përplasjet e BE me AstraZeneca, Belgjika dërgon hetuesit në vendin e prodhimit të vaksinës

28 Janar 2021, 15:06| Përditesimi: 28 Janar 2021, 15:07

  • Share

Rregullatorët belg kanë nisur një hetim në vendin e prodhimit të vaksinave kundër Koronavuirusit nga kompania AstraZeneca me kërkesë të komisionit evropian, pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve pas deklaratave për vonesa në shpërndarje të tyre brenda BE.

Hetimi u kërkua nga BE  për shkak të dyshimeve mbi shpjegimin e AstraZeneca për një mungesë të pritshme të dërgesave të vaksinave në BE.

Kompania anglo-suedeze ka thënë se do të jetë në gjendje t'u japë shteteve anëtare të BE vetëm rreth 25% të dozave prej 100 milion që priteshin  në fund të marsit për shkak të një problemi në vendin e prodhimit në sitin belg. Vaksina pritet të autorizohet nga Agjensia Evropiane e Barnave të Premten.

Në të njëjtën kohë, AstraZeneca ka siguruar qeverinë britanike se do të jetë në gjendje të prodhojë 2 milion doza në javë për Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që të arrihet synimi për 100 milion doza.

Komisioni ka vënë në dyshim shpjegimin e kompanisë për mungesat dhe dëshiron të dijë nëse dozat e prodhuara në territorin e BE-së janë devijuar javëve të fundit.

Shkaku i hetimit është këmbëngulja e AstraZeneca për të mos kompensuar mungesën e dërgesave në BE, duke marrë disa nga  dozat e vaksinave të bëra në Oxford dhe Staffordshire për BE.

Shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot, tha se ai ishte i detyruar me kontratë për të përmbushur urdhrin e qeverisë së MB për 100 milion doza së pari nga vendet e prodhimit me bazë në Britani.

Të mërkurën, komisioneri i shëndetit të BE-së, Stella Kyriakides, hodhi poshtë argumentin e kompanisë, duke këmbëngulur që miliona doza të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar duhet të transportohen tani në BE.

Kompania, në përgjigje, këmbënguli se nuk kishte ofruar ndonjë siguri se do të ishte në gjendje të jepte 100 milion doza në tremujorin e parë të këtij viti. Kompania ka thënë se ka rënë dakord të bëjë "përpjekjet më të mira" duke pasur parasysh çoroditjet e prodhimit të vaksinës.

Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, tha se kishte frikë  për të paktën edhe 10 javë të tjera do të ketë vonesa.

Impiantet e Mbretërisë së Bashkuar kanë përfituar nga kontrata e furnizimit që është nënshkruar tre muaj para asaj me BE, duke lejuar që problemet e hershme të prodhimit të zgjidhen vitin e kaluar, ka thënë Soriot.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?