Politikë

Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj: Mos më detyroni të prish mbledhjen! Bushka: Mos më kërcënoni, atë gjuhë përdoreni në partinë tuaj

2 Nëntor 2021, 15:31| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 17:11

  • Share

 

Agjencia për Bashkëqeverisjen është bërë sërish shkak për debat mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj dhe relatores së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Alibeaj: I keni dhënë kësaj agjencie të drejta kompetenca, që do bëni edhe vetë kryeministrin xheloz, se nuk e ka lexuar edhe këta e kanë shkarë. Edhe të drejtën për iniciativë ligjore e merr kjo agjencia.

Bushka: Këtu e keni gabim!

Alibeaj: Mos më ndërhy të lutem. Të mbaroj fjalën pastaj vazhdoni ju!

Bushka: Jo, jam relatore. S’mund të shtrembëroni thelbin e nismës, përqendrohuni tek neni, jo si mendoni ju se do bëhet.

Alibeaj: Se çfarë flas unë e gjykojnë ata atje. Unë po flas duke cituar dispozitat.

Bushka: Ju po interpretoni

Alibeaj: Mbani vesh dhe mësoni çfarë do të thotë interpretim.

Alibeaj: Mund ta prish këtë mbledhje! Deri tani ishe mirë.

Bushka: Kujdes gjuhën ju lutem se unë ju ndërpres fjalën dhe kaloj në votim.

Alibeaj: Pse çfarë do bëni ju!

Bushka: Ju fjalimet tuaj të retorikës i bëni ku të doni! Mua kërcënime mos më bëni. Flisni siç ju takon. Me mua kujdes atë gjuhën bëjeni në partinë tuaj jo mua.

Alibeaj: Mos ndërhy tek e drejta ime për të folur. Unë do flas sipas rregullave dhe po flas për ligjin. Nuk ju vjen mbarë, ju vjen hidhur është tjetër gjë.


Lajmi kryesor:

Miratohet projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’, Alibeaj: Kjo është tallje e madhe me ligjin, e gjitha propagandë! Bushka: S'mund të merrni rolin e Gjykatës, po shtrembëroni projektligjin


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?