Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin

22 Prill, 10:43| Përditesimi: 22 Prill, 10:53

  • Share

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Oropos,Greqi pasi ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas mediave greke i mituri e ka plagosur në krahun e majtë të riun grek pas një debati.

Në momentin e ngjarjes, i pranishëm ka qenë një punonjës policie jashtë detyrës, i cili i dha ndihmën e parë 15-vjeçarit.

Pasi thirri ambulancën ai njoftoi edhe Drejtorinë e Policisë Vendore.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vuri në pranga autorin, ndërsa arrestoi edhe prindërit e tij si pasojë e neglizhencës për të mbikëqyrur një të mitur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?