Kujtim Meta

Kronikë

Përplasje mes grupeve kriminale, zbardhet atentati i dështuar 6 muaj më parë në Lushnjë, në kërkim autori

28 Shtator 2022, 12:02| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 12:06

  • Share

Autori i plagosjes së Kujtim Metës është identifikuar si Dorian Shurdhi dhe është shpallur në kërkim rreth 6 muaj pas ngjarjes së ndodhur në Lushnje. Burime bëjnë me dije se janë pjesë e grupeve kriminale që janë rivalë me njëri-tjetrin.

Për 29-vjeçarin Dorian Shurdhi, pas identifikimit nga ana e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Si ndodhi ngjarja më 20 prill

44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e një atentati në Lushnjë, teksa po pinte kafe në një lokal dhe u qëllua me 2 plumba në bark. Meta ka qenë i vetëm në tavolinë, kur një person ka zbritur nga makina pak metra larg lokalit, ka ecur në këmbë dhe është futur brenda në lokal duke qëlluar në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm pronari i lokalit, i cili tregoi atentatori mbante të veshur një maskë të zezë në kokë dhe u ndihmua nga një person tjetër për t'u larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.

Komento

Komente

  • Dash labi: 28/09/2022 13:19

    Mjafton te shohesh kleviolin live dhe mer vesh qe dor shurdhi esht n spital n koma...o shtet teneq.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?