Përplasje me armë zjarri mes bandave shqiptare në Athinë! Vritet një shqiptar, plagosen babai, vëllai i tij dhe një vajzë (FOTO+VIDEO)

11 Janar 2021, 19:02| Përditesimi: 11 Janar 2021, 22:40

  • Share

Një 25-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri nga 5 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë i ati i tij dhe vëllai. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Agios Sostis në Athinë, pranë një kafeneje. E plagosur ka mbetur edhe një vajzë e cila ishte punonjëse në lokalin ku ndodhi ngjarja.

5 të rinj kanë hapur zjarr ndaj 25-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur në vend. I ati i tij në përpjekje për të shpëtuar të birin i ka dalë para plumbave, ku mbeti i plagosur rëndë. Plumbat kanë prekur edhe djalin tjetër te tij dhe një punonjëse të lokalit.

Shkak i përplasjeve dyshohet të jenë bërë larja e hesapeve për pazaret e drogës. Sipas autoriteteve greke viktima dhe i vëllai i mbetur të plagosur mund të kenë qenë të përfshirë në pazaret e drogë. Ndërsa dyshohet se edhe autorët e ekzekutimi mund të jenë shqiptarë.

Në vendin e ngjarjes në sheshin Agios Sostis të Athinës kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur 7 gëzhoja plumbash, të cilat janë shtënë në drejtim të viktimave dhe të plagosurve nga 5 të rinjtë.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 12/01/2021 06:20

    A keni turp o palaco qe beni keto gjera ne nje shtet tjeter...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?