Foto ilustruese nga Zona e Demilitarizuar

Përplasje me armë zjarri mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, rrezikohet marrëveshja mes dy vendeve

3 Maj 2020, 16:15| Përditesimi: 3 Maj 2020, 16:17

  • Share

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer armë zjarri në Zonën e Demilitarizuar, që ndan të dy vendet raporton BBC. Ishte Koreja e Veriut ajo që qëlloi e para një postë roje të Koresë së Jugut, që më pas u pasua nga ushtria e Seulit, por nuk është e qartë se çfarë provokoi të shtënat fillestare.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa incidente të tilla përtej kufirit janë të rralla , e fundit ndodhi në vitin 2017.

Zyrtarët ushtarakë në Jug thonë se nuk kishte asnjë shenjë të lëvizjeve të pazakonta të trupave. Ata po mundohen të zbulojnë nëse ky ishte një aksident apo i qëllimshëm.

Ekziston një "mundësi e ulët" që të shtënat e shkrepura nga Koreja e Veriut ishin të qëllimshme, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut. Edhe nëse ishte një aksident ose një llogaritje e gabuar, kjo tregon se sa e rëndësishme është për trupat ushtarake të ndodhura në zonën e Demilitarizuar që të mbrohen dhe të sigurojnë që tensionet mes dy vendeve të mos përshkallëzohen.

Në dy vitet e fundit është bërë një punë e madhe për të lehtësuar tensionet midis dy Koreve. Mes presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe Kim Jong-un u nënshkrua një marrëveshje ushtarake dhe çdo goditje e qëllimshme e shkrepur do të shkelte atë pakt.

Të shtënat me armë ndodhen vetëm 24 orë pasi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u shfaq përsëri në skenë pas një mungese 21-ditore, duke aluduar edhe vdekjen e mundshme të tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?