Foto ilustruese

Kosovë/ Përplasje me armë mes dy grupeve në Gjakovë

15 Prill, 10:56| Përditesimi: 15 Prill, 11:01

  • Share

Në qyetin e Gjakovës mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një përplasje me armë midis dy grupeve.

Sipas mediave kosovare policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

Ndërsa përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy automjete që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

“Pas një sherri të ndodhur dy grupe janë konfliktuar me njëri tjetrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thotë policia.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?