Foto nga vendngjarja

Maqedoni/ Përplasje me armë mes dy familjeve shqiptare, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

31 Tetor 2018, 23:16| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 11:14

  • Share

MAQEDONI- Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare në Kumanovë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Tode Mendoll”, ndërsa në konflikt janë përfshirë dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.

Viktima është Vebi Maksuti, i cili e ka humbur jetën në spital pas plagëve të rënda nga armët e zjarrit. Fillimisht, sherri ka nisur si përleshje dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armëve.

Sipas informacioneve të policisë,  F. L., 61 vjeç dhe V. L., 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të Vebi Maksutit dhe XH. M., R. M., dhe M.  M., të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Shkupit për trajtim më të specializuar. Sipas informacioneve të publikuara në mediat e Maqedonisë, dyshohet se përplasja ka ndodhur mes grupesh, të cilat ishin përfshirë në veprimtari kriminale dhe dhënie fajdesh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?