Përplasje e ashpër në Derbi, Evertoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

3 Shtator 2022, 15:49| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 15:51

  • Share

“Merseyside Derby” ashtu si gjithmonë edhe këtë herë ka qenë i luftuar ashpër por nuk ka dhuruar fitues. Evertoni dhe Liverpooli, kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Premierligë.

Ndeshja përfundoi pa asnjë gol edhe pse vendasit ia dolën të shënonin në minutën e 69-të përmes Conor Coady, por ky gol u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.

Liverpooli pas këtij barazimi ka nëntë pikë dhe momentalisht renditet i pesti në tabelë, kurse Evertoni ndodhet në vendin e 14-të me katër pikë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?