Kronikë

Përplasja mes pronarëve të resorteve në Korçë, arrestohet edhe djali i Sotiraq Mishës, i vuri pistoletën në kokë 'kundërshtarit'! Babai i tij në gjendje të rëndë

24 Gusht 2021, 15:30| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 16:25

  • Share

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të përplasjes mes pronarëve të resorteve në Moravë të Korçës për pronën, që përfundoi me një të plagosur me thikë, ndërsa policia ka dhënë detaje të tjera. Pas 26-vjeçarit Anri Reli, në pranga ka rënë edhe djalin e Sotiraq Mishës, pasi siç u pa nga pamjet, ai ka qenë i pari që ka filluar përplasjen. 

Nuk dihet zanafilla e sherrit por nga sa shihet në pamje pasi kanë debatuar ka qenë djali i Sotiraq Mishës, E. M., 33 vjeç, ai që i ka vënë armën në kokë 26-vjeçarit Anri Reli, djalit të Ben Relit, pronarë të resortit "Montrelux". 

Më pas gjatë përleshjes, Anri Reli ka goditur me thikë babain e 33-vjeçarit, Sotiraq Mishën  i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë përplasjes është ka marrë dëmtime të lehta edhe djali i Sotiraq Mishës i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Anri Reli u arrestua në flagrancë pas ngjarjes së ndodhur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Kurse më vonë është arrestuar dhe djali i Sotiraq Mishës i cili nga sa shihet në video, e ka nisur i pari përplasjen duke nzjerrë pistoletën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në afërsi të resortit në Malin Moravë, Korçë. Reli dhe Misha i kanë resortet pranë njëri-tjetrit ngjitur në malin e Moravës dhe nga sa bëhet e ditur është se konflikti ka ndodhur për motive pronësie, por nuk ka ende të tjera detaje për arsyet. Materialet në ngarkim të dy të rinjve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

Ky konflikt për pronën fatmirësisht nuk ka përfunduar tragjikisht, siç ndodhi masakra në Velipojë, por për një hapësirë shezlongësh u vranë 4 persona, mes tyre edhe kamarieri në ditën e tij të parë të punës, ndonëse nuk kishte lidhje me sherrin.  

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, në afërsi të një kompleksi në Malin e Moravës, Korçë, ku u plagos me sende të mprehta e të forta shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje” të djalit të tij shtetasit E. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e marra dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, shtetasi E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, e ka kanosur këtë të fundit me një send, në dukje si armë zjarri tip pistoletë. Shtetasi A. R., më pas ka plagosur me sende të mprehta e të forta, babain e 33-vjeçarit, shtetasin S. M., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë këtij konflikti ka marrë dëmtime të lehta edhe shtetasi E. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shtetasi A. R., u arrestua në flagrancë nga Policia menjëherë pas ngjarjes së ndodhur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?