Viktima Kasem Kasmi dhe 23-vjeçari Mikea Zaka (i arrestuar)

Masakra në Frosinone, vrasja e shqiptarit dhe plagosja e 3 të tjerëve nuk kishte motiv një grua por paratë

13 Mars, 16:57| Përditesimi: 13 Mars, 22:13

  • Share

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e masakrës në një lokal në qendër të Frosinones ku mbeti i vrarë shqiptari Kasem Kasmi dhe u plagosën tre të tjerëve. Vrasja ndodhi më 10 mars 2024.

Media italiane shkruan se në morgun e spitalit “Fabrizio Spaziani” në Frosinone është bërë autopsia e trupit të 27-vjeçarit shqiptar Kasem Kasmi, i cili u vra me një plumb në qafë i qëlluar nga arma e Mikea Zaka. Rezultatet e autopsisë pas 60 ditësh.

Zhytësit po kërkojnë pistoletën të cilën Zaka ka thënë se e ka hedhur në lumin që kalon përgjatë rrugës Aldo Moro ku dhe ndodhi vrasja. Ndërkohë mbetet ende e paqartë motivi i vrasjes. Tani pista kryesore ku janë përqendruar hetuesit janë paratë, ndërsa sherri për një vajzë nuk i bind, shkruan media italiane. Kjo pasi korrikun e vitit të kaluar, në shtëpinë e të arrestuarit si autor të vrasjes,  Mikea Zaka u gjetën 20 mijë euro cash. 

Masakra me të shtëna pistoletë ndodhi në një lokal të mbushur plot me klientë, duke shokuar të gjithë zonën e qytetit Italian. Të premten në orën 19.30 në Frosinone, është lajmëruar të mbahet një marshim qytetar i titulluar ‘Ne nuk jemi indiferentë’.  

Foto: Vrasja e shqiptarit Kasem Kasmi në Frosinone të Italisë, 10 mars 2024 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?