Përplasja me Sinajn në Kuvend, Nallbati: Ishte moment i pahijshëm! Ta kisha seriozisht e kisha përplasur poshtë tavolinës

7 Nëntor 2023, 19:02| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 22:36

  • Share

Deputeti Bledjon Nallbati i cili ishte protagonist në seancën plenare, ku u përplas fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pasi po tentonte që t’i merrte kartën, thotë se reagimet e tyre janë një revoltë kundër mazhorancës, pasi u ka marrë të drejtat.

I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço, Nallbati pranoi se incidenti ishte i pahijshëm dhe se ndodhi në një moment gjaknxehtësie.  

'Kur dikush kërkon fjalën në Kuvend kryetarja e Kuvendit duhet t’ja japë fjalën. Vajta dhe i hoqa kartën Sinajt. Ishte një moment gjaknxehtësi. Ta kisha seriozisht, e kisha përplasur poshtë tavolinës. Nuk kam pasur fare synim të përplasem fizikisht. Kisha një komunikim me Sinajn. Skam asnjë problem personal. Për veprimin, shumë njerëz dalin e na bëjnë moral duke thënë se ça janë këto akte, unë e pranoj nuk është e hijshme. Pro në një parlament ku shkelet me këmbë një opozitë e tërë. Në momentin që ne nuk marrim do të drejtat tona që na takojnë me kushtetutën si do të reagojmë.’- tha Nallbati.

Nallbati tha se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se nuk do të ndalojnë aksionin e tyre. Sipas Nallbatit, parlamenti nuk bën asgjë tjetër përveçse noterizon vendimet e qeverisë.

'Ne nuk kemi përjashtuar asgjë, bojkoti është një momenti i ikjes  Po bëjnë komisione online në mënyrë të kundraligjshme. Ne do të bëjmë gjithçka që seancat të bllokohen dhe mos të jenë normale. Pse mos të jetë normal e mbajtja e grevës në parlament. Sa kohë që parlamenti nuk bën asgjë tjetër përveçse noterizon vendimet e qeverisë çfarë funksioni ka që 140 veta të marrin rrogën. Vlerë ka kur diskutohet dhe pranohet argumenti dhe logjika kur është në shërbim të qytetarëve.’- tha Nallbati.

13 deputetët e PS-së kërkuan masë disiplinore për deputetë të cilët në seancën e 30 tetorit 2023 në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hoqën kartat e deputetëve të PS-së. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 08/11/2023 13:25

    kush i ka fut ne parlamentat keta cubat...

    Përgjigju
  • e drejta: 08/11/2023 10:04

    RRUGAC I RITHEMELIMIT QE KANE BERE SHKOLLET E SHPELLARIT SAHALE BERISHA...

    Përgjigju
  • boksieri: 08/11/2023 00:31

    Leri dënglat o gjel,mos bej gangsterin ne ate institucion se eshte i shenjte per gjithe popullin, pale se ju partia e drurit (pd) dhe partia e lekut(pl) e keni denigruar ate institucion ne nje derexhe, u rende nje mortaje qe keni 31 e vjet qe i keni rraskapitur shqiptaret sa moren rrugët e mërgimit dhe nuk kthehen dot mbrapsh, se edhe andej pjesa me e madhe sa hane buke.

    Përgjigju
  • Boti: 07/11/2023 21:59

    Po ca do perplasje ti or tqr..populli te ka zgjedhur te besh parlamentarin jo gangsterin atje. Mjere kur ka rene opozitarizmi ne shqiperi..ju i beni fresk rames me kete sjelljen tuaj. Ndrysboni taktike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?