Përplasja me anëtarët e kryesisë për Garën në PD, Bardhi: Një grup po merr kompetencat e sekretarit të përgjithshëm

12 Qershor 2023, 15:36| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 15:55

  • Share

 

Gazment Bardhi është përplasur sërish në distancë me anëtarët e kryesisë së PD, të cilët pas vendimit për të hapur garën kanë nisur hapat e tjerë të përgatitjes për zgjedhje, duke propozuar edhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve. Bardhi thotë se ky grup anëtarësh të kryesië kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi statutore sekretarit të përgjithshëm.

Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet dhe miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi.

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se ka zbatuar vendimin e Kryesisë për të hapur garën për zgjedhjet e kreut të PD më 29 korrik.

“Kam zbatuar vendimin e Kryesisë sapo jam njohur e kam ndjekur detyrimin statutor për dokumentimin dhe protokollimin e atij vendimi. Unë respektoj cdo detyrim statutor. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por brenda fushave të kompetencave të cdo institucioni statutor. I vetmi set që na mban është statuti i PD. Jam për të ofruar zgjidhje. Nëse një parti politike s’ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë s’mund të organizojë asnjë proces zgjedhor”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Gara për kreun e PD, 8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë t’i zgjatet mandati krerëve të degëve! Bardhi: Një grup po merr kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?