Përplasja ime me Mehmet Shehun për naftën shqiptare! Si i shpëtova nga vdekja ata që më kundërshtuan edhe përballë ish-kryeministrit

21 Prill, 21:03| Përditesimi: 22 Prill, 12:10

  • Share

Në emisionin “Esencë’ transmetuar mbrëmjen e djeshme në Report Tv Profesor Doktor dhe Gjeolog nafte, Gjergji Foto ka treguar përplasjen e tij me Mehmet Shehun për naftën shqiptare dhe Pusin e Naftës Cakrani 20 dhe si shpëtoi nga vdekja.

 Emisioni shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv.

Pjesë nga deklaratat më të rëndësishme gjatë intervistës

Gjergji Foto: 

-Ishte viti 1961, sapo ishte bërë mbledhja e 81 partive. Në atë kohë në Shqipëri kishte ekspedita sovjetike, rreth 150 vetë. Teknkikumin e Naftës e kam nisur në 1 shtator të vitit  1956, praktikën e kam bërë në Marinëz.

Enver Hoxha e vlerësonte shumë naftën, gjë që e përcaktoi shumë herët. Nafta është gjaku në trupin e njeriut, thoshte ai. Nafta ar i zi. Hoxha erdhi te ne në Laboratorin Qëndror. Hanim 2 feta bukë gjithë ditën, vetëm ndonjëherë me domate e vezë, niseshim në orën 5:30 të mëngjesit deri në orën 18:30.

Laboratori ishte në shërbim të Naftës, Hoxha i pa të gjitha sallat duke nisur nga gazi. Pas mbledhjes së 81 partive ekspertët sovjetikë u tërhoqën, vendet mbetën bosh. Ishim thjështë një grusht ekspertësh, naftën e kemi mbajtur ne teknikët. Kishte disa laboratorë dhe shumë pajisje që erdhën për herë të parë në vendin tonë. Më thanë të rrija përpara aparatit që të flisja me Enverin.

Pasi erdhi te unë, Enveri më pyeti:

-Çfarë e ke atë vajzën që ishte te laboratori i parë?

Unë i thashë që e kam motër! Kthehet nga pas dhe i thotë të tjerëve: -E shini që e gjeta!

-Ta ka kaluar motra, më tha Enver Hoxha.

-Është më e madhe, i them unë. Mua nuk më doli as bursa!

-Duhet të vazhdosh shkollën, më tha Enveri.

U tha atyre që e shoqëronin:

-Çojeni djalin në shkollë, mos e lini pa shkollë.

Më pas nuk u kujtua askush për shkollën time. Në vitin 1961 babai ishte 81 vjeç, ndërsa unë isha 19 vjeç. Babai ishte 62 vjeç kur linda unë. Unë jam marrë vetë me çdo gjë në lidhje me shkollën time, prindërit më kanë pyetur vetëm: Gjergji mësove?

Ishim 8 fëmijë, unë jam fëmija më i vogël. Kam qendruar më gjatë me prindërit. Motra nuk interesohej dot për mua, mësuesit gjetën disa talente te unë. Enverit ia kam borxh shkollën, sepse brenda pak kohësh erdha në Tiranë.

Më thërrisnin Ministri i thesarit, sepse unë bëja llogaritë e rezervave të naftës.

Me Mehmet Shehun jam përplasur për Pusin e Naftës Cakrani 20.

Mua më ngarkuan të merrem me këtë vendburim, tashmë kisha vendin tim. 2 instruktorë të tipit politik, u interesuan për Pusin Cakrani 20, gjetën shenja nafte nga e cila sigurohej valuta. Ata bënë interpretime të gabuara.

Diskutonin për të ndaluar pusin, unë i kam kundërshtuar.

Pusin po e latë këtu do të japë gaz, kam thënë unë. Duhet të vazhdojë sepse ka naftë.

Prokop Murra e rikap problemin dhe sikur po binte dakord që të ndalej pusi. Unë këmbëngula që pusi të vazhdojë për naftën, të vazhdonte për poshtë. Më pas më bënë goxha presione.  

Pas një dite të lodhshme të nesërmen në mëngjes vajtëm te Mehmet Shehu. Mehmet Shehu dëgjoi dy specialistët e parë të gjeofizikës, një që merrej me sizmikën dhe tjetri që merrej me gjeofizikën e puseve.

Mehmeti ishte inteligjent, e zgjidhi mjaft shpejt situatën në prani të disa specialistëve.  

Mehmet Shehu, të parin e pyeti:

-Ku thotë kjo pajisja jote se këtu ka naftë? Specialisti tha që pajisja nuk thotë gjë, por unë kam dëgjuar.

-Pse i tha Mehmet   Shehu, me të dëgjuar bëhet kjo punë? -Ik.

Iku ai me bisht ndër shalë. U çua specialisti i dytë, pasi i pyeti nga je etj, Mehmet Shehu i tha:

-Po ti nga e di që atje ka naftë?

-Ne, thotë specialisti me një pajisje me vete, kemi bërë karotazhin e pusit, atje ka nikel dhe vanat. Unë e kam parë naftën në shllam.

Mehmet Shehu më pas i tha:

-Ti je ai që përcakton nëse është naftë ose jo? Ik edhe ti!

Të dy ata që kishin gjetur mbështjetjen e Prokop Murrës ranë.

-Mirë, thotë Mehmet Shehu. Kush është ai që  është pro që pusi të thellohet?

Xhaferr Spahiu ministër më thotë: -Gjergji çohu!

Mehmeti ishte i prerë, aty kishte njerëz që dredhonin. Mehmetit i kam kaluar nga pas me letra. Aty ishin Adil Çarçani dhe Pali Miska. Ai mikrofoni i bardhë më dukej si grykë topi, ishin edhe dy gra stenografe. Kam qene 33 vjeç në atë takim, pasi isha edhe kryegjeolog. Nuk dinim ne asgjë se ku do të shkonim. Ishim në zyrë të raskapitur, kur na vjen njoftimi: Në 20:00 të mbrëmjes, çohuni, vishuni, do të shkojmë diku. Prokop Murra ishte sekretar nevrastenik, zëdhënës të kësaj situate ishin edhe dy kolegë.

Kisha edhe një vëlla shumë më të madh se vetja, më i madhi, ai nuk e dinte që unë ekzistoja. Te ai trokita në shtëpi. Vëllezërit u shkëputën shumë herët nga shtëpia, kjo edhe për arsye të luftës. 6 vëllezër edhe dy motra jemi ne. Vëllezërit kishin ikur shumë herët partizan. Një vëllla u shfaq në shtëpi kur unë isha afro 12 vjeç, e shikoja çuditshëm me ato rrobat ushtarake. Nëna kur më lindi ishte 50 vjeçe. Edhe një shok u habit që babai na lindi kur ishte 62 vjeç, nëna 50 vjeçe më lindi mua.  

Ballistët e Ali Këlcyrës na dogjën shtëpinë, edhe nëna shpëtoi që nuk u vra. I vunë flakën shtëpisë.

Kisha vëllanë e madh në Tiranë, ai kish qenë partizan. Trokas natën vonë te vëllai, ai e dinte shumë mirë që nafta të hante kokën. Vëllain e kapi ankthi, më mbajti zgjuar deri vonë. Në mëngjes u habitën të gjithë që unë isha atje.

Na kontrolluan nga koka te këmbët kur hymë në Kryeministri.

Mehmet Shehu më pyeti:

-Si e ke emrin ti?

-Gjergji, i them unë.

-Gjergj, më thotë ai.

-Gjergji, i them unë.

Adil Çarçani i tha Mehmetit se jam orthodhoks, jo katolik.  

Mehmet Shehu më pyeti prapë:

-Po ti pse je kundër këtyre?

E nisa nga vanati dhe nikeli, nga ata që filluan bisedën. Vanati dhe nikeli janë të lidhur me naftën. I them:

-Ka qenë i mbushur kurthi me naftë deri në krye, gazi e ka çarë naftën dhe e shtyn atë poshtë, por edhe uji nuk e shplan dot naftën që ngjitet në shkëmb.  

Mehmet Shehu nxori letër e laps, vizatimin nuk e kisha problem fare. Unë i thashë:

-Këto shenja tregojnë që aty ka naftë, pusin nëse e ndërpresim këtu na jep gaz, ne nuk na duhet gaz. I kam parë të gjitha vëndburimet, ndodh e njëjta proçedurë. Këtë ka treguar pusi fqinj, të njëjtën gjë.

Kolegët u skarcuan, nuk folën më. Njëri tha e kam dëgjuar, tjetri tha ka vanat e nikel, kam parë shllamin. Unë nuk e dija nëse do të kthehesha më gjallë nga ai takim.

Unë mbroja idenë se pusi duhet thelluar patjetër, bëja skica. Mehmet Shehu, në fund të bisedës bërtiti:

-Pse nuk thua ti që atje në fund paskemi hazinenë?! Pushim, më pas ai del nga dera nga pas.  

Erdhën të gjithë dhe më përqafuan Adil Çarçani, Pali Miska e të tjerë. Me atë përqafim kuptohej ankthi i madh parti dhe pushtet. Këshilltarët e bënë rrëmujën. Pali Miska nuk dilte më para meje.

Hazineja është thesari, pra nafta.  

Mehmet Shehu po vonohej. Të gjithë ndiheshin të çliruar. Askush në fillim nuk ishte pro meje. Vjen Mehmet Shehu dhe thotë:

-Ai djali ka të drejtë, ju të partisë mos u ngatërroni me këtë punë, të thellohet pusi.

Thuhet se çdo gjë dëgjohej nga zyrat përballë bulevardit, transmetohej te Enver Hoxha. Pas një jave më thonë:

-Shko poshtë se të pret makina, do të shkosh në Komitet të Partisë së Fierit!

Shkoj te Komiteti i Partisë së Fierit te Naunka Bozgo, Sekretare e Parë. Në anë të saj lëvizi karrigia. Shikoj unë, Adil Çarçani! Zgjatet, më takon, përqafon dhe më thotë:

-Kam ardhur enkas për ty. Ti ke siguri 100 përqind për atë pus?

-Jo, i thashë unë.

-Atëherë edhe atë 1 përqind dyshim që ke edhe ti duam ta provojmë, tha Adil Çarçani.

Unë mora përsipër të projektoj një pus që të takojë direkt në naftë duke përjashtuar gazin. Gjeta një pus dhe e zhvendosa njërin prej tyre.

Disa ditë më pas ra telefoni duke më thënë:

-Shko te pusi se u përvetësua. Rashë në shenjë. Mua më eci. Petro Dode më përqafon. Pusi për të cilin unë këmbëngula, nxori 300 ton naftë në 24 orë.  

Eljan Tanini: -Shpëtove veten, shokët, ata që vareshin nga ministri, shpëtove edhe Shqiperinë

Prapë Prokop Murra u përpoq të më sulmonte. Prokop Murra i vrenjtur nuk më tha aspak asnjë fjalë të mire, më pyeti për shllamin dhe se përse e kisha gënjyer Mehmet Shehun! I thashë që shllami nuk merret në këtë rast. Kështu ka ndodhur me të tërë për të shpëtuar nga  situata, unë kam thënë atë që kam patur argument. Prokop Murra nuk e duronte dot këtë fakt, ishte turp që kryeministri të merrej me këtë punë. Unë kam grumbulluar shumë materiale për naftën shqiptare të cilat një ditë do të botohen

Nëse doni të vini në emisonin Esencë me një ngjarje të bukur, nëse keni një histori të veçantë, na shkruani në numrin e telefonit: 0693508323

E.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 22/04/2024 12:24

    Sa trim paske qene, o Belul. Do kishe bere namin ne Linkedin.

    Përgjigju
  • ATDHETARI: 22/04/2024 09:01

    TË LUMTË,PO ME KË FLETË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?