Përplasja e 'titanëve', Ibrahimoviç dhe Lukaku, çfarë ndodhi gjatë sherrit të bujshëm! Nuk i lanë gjë pa thënë njëri-tjetrit (VIDEO)

27 Janar 2021, 14:40| Përditesimi: 27 Janar 2021, 15:35

  • Share

Ajo çka do të mbahet mend nga ndeshja e djeshme midis Milanit dhe Interit është pikërisht ndeshja e “kokë më kokë” mes Ibrahimoviç dhe Lukakut në fushën e futbollit, në fund të pjesës së parë, e cila është bërë virale.

Dy futbollistët me famë po bëhen “titull” ne gazeta dhe revista në të gjithë botën por këtë herë jo prej talentit por prej konfliktin i cili u zhvillua në fund të pjesës së parë, mes të dyve.

Konflikti mes Ibras dhe Lukakut është kapur nga kamera të ndodhura aty dhe leximi i buzëve nuk tradhton.

Ibra ndesh shikimin e belgut, buzëqesh në mënyrë provokuese dhe më pas i thotë: “Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja të voodoo të mu**t, gomar i vogël”.

Referenca e bërë nga Ibra për vudun, lidhet me atë që ndodhi në vitin 2017 në një kohë kur Lukaku u largua nga Everton, pavarësisht një oferte shumë të mirë nga drejtuesi i skuadrës në atë kohë, sepse ai është këshilluar nga nëna e tij Adolphine, një grua me origjinë kongoleze, që në një ritual vodu, për të kaluar me Chelsea.

Megjithatë Lukaku, u largua nga Everton dhe u bashkua me Manchester United, në tqë njëjtën skuadër me Ibrahimovic.

Lukaku e kuptoi menjëherë referencën e Ibras dhe iu përgjigj: “Dëshiron të flasësh për nënën time? Pse?” Dhe pastaj i irrituar i tha : “Ik q*u ti, jot ëmë: është një ku**ë”.

Ibra ndërkohë vazhdonte të mbante një buzëqeshje ironike: “Do të pres më vonë”. Sapo mbaroi pjesa e parë, një Lukaku i papërmbajtshëm shkoi për tu zënë me suedezin, por është ndaluar nga menaxheri i skuadrës Tagliacarne, Lele Oriali dhe disa shokë të ekipit.

Sherri i bujshëm është komentuar prej të gjitha mediave botërore.

Ora 15:17
Akuzat për racizëm ndaj Lukaku-t, Ibra: Jemi të gjithë lojtarë, njëri më i mirë se tjetri

Përveç rezultatit në derbin e Madoninës mes Interit dhe Milanit bëri përshtypje sherri mes Ibrahimovic dhe Lukaku-t, ish-shokë skuadre te Manchester United.

Para se të shkonin në dhomat e zhveshjes lojtarët u përplasën disa herë verbalisht dhe u shtynë. Madje Lukaku i kërkoi që të sqaroheshin jashtë fushës së gjelbër. Për këtë acarim të madh shumëkush aludoi se Ibra e fyeu për shkak të ngjyrës së lëkurës Lukaku-n, por vetë suedezi me një reagim në faqen e tij e hodh poshtë këtë pretendim.

Ibra shkruan: “Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Jemi të gjithë të së njëjtës rracë, jemi të barabartë. Të gjithë jemi lojtarë, dikush më i mirë se tjetri.”

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?