Përplasja e parë mes Vitore Tushës dhe Ardian Dvoranit në KED, shkak përjashtimi i Artur Malajt nga gara për Inspektor të Drejtësisë

7 Janar 2020, 10:00| Përditesimi: 7 Janar 2020, 14:01

  • Share

Përjashtimi gjyqtarit Artur Malaj nga gara për drejtimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë ka përplasur për herë të parë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushën me anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin, i cili është në të njëjtën kohë është edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në dy dhjetor të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në prani të Avokates së Popullit Erinda Balanca dhe përfaqësuesit të Presidencës Bledar Dervishaj ka vendosur me shumicë votash për përjashtimin e Malajt nga gara për Inspektor të Drejtësisë. Kjo lëvizje e KED erdhi pas vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta shkarkuar Artur Malajn nga detyra. Vetëm 5 muaj më parë, në korrik të 2019, KED kishte vendosur lejimin e Malajt për të kandiduar, pasi gjyqtari ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut. Por, vendimi i Kolegjit detyroi KED të korrigjonte këtë vendim, duke e shfuqizuar.

Ndërkaq, nga vendimi i arsyetuar, rezulton se anëtarja e KED Vitore Tusha së bashku me Erion Roshin janë pozicionuar pjesërisht kundër vendimit të KED për mënyrën e përjashtimit të Malajt nga gara. Vitore Tushe nuk bie dakord me pjesën arsyetuese të vendimit. Sipas saj, KED nuk duhet ta shfuqizonte vendimin e korrikut 2019 për lejimin e Malajt që të vazhdonte garën, [asi ky vendim, në kohën që është marrë ka qenë i ligjshëm. Në arsyetimin paralel, Tusha thekson se KED vetëm duhej të ndërpriste vetëm procedurën e vlerësimit të kandidatit. ‘...nëse ecet në këtë linjën e arsyetimit të shumicës, duhet të mbahet parasysh edhe fakti që vendimi i lejimit të kandidimit në kohën e nxjerrjes së tij ka qenë i ligjshëm dhe në këto kushte shumica duhet të kishte parasysh edhe nenin 116 të K. Pr. Administrative sipas të cilit përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligjit, një akt administrativ i ligjshëm nuk mund të shfuqizohet... Prandaj zgjidhja më e drejtë juridike do të ishte vetëm ndërprerja e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Artur Malaj...”.

Ardian Dvorani, Artur Malaj dhe Vitore Tusha

Megjithatë, në vendimin që mban firmën ë kryetarit të KED, Ardian Dvorani, thuhet se “nisur nga sa analizohet dhe arsyetohet së më sipër, bazuar në gjetjet dhe të dhënat e konsideruara gjatë procedurës së verifikimit dhe të vlerësimit që rezultojnë nga aktet dhe dokumentacioni që përmban dosja e kandidimit, në interpretim të ligjit të zbatueshëm për kushtet dhe kriteret e kandidimit për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, KED vjen në përfundimin se duhet të ndërpresë procedurën e vlerësimit, të shfuqizojë vendimin e mëparshëm për lejimin e kandidimit dhe të vendosë ndalimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj”. Në fund të vitit 2019, KED i ka dërguar Kuvendit një listë me 5 kandidatë për drejtimin e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në krye është renditur Artur Metani, i cili aktualisht drejton Avokaturën e Shtetit. Anëtarët e KED Arta Marku dhe Margarita Buhali kërkuan përjashtimin Metanit nga gara, me pretendimin se ka ushtruar funksione politike.

 

 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Johani: 07/01/2020 18:41

    Siq duket "dekreti" i metes ka bere efektin,pasi vetem disa dite me pare meta e shau dhe kercenoi vitore tushen para mediave duke thene se ajo nusja qe ka akter vite qe i ka skaduar mandati dhe rri aty per tja bere qefin Rames dhe krimit,por vetem dy-tre dite me vone e quajti nje zonje te forte qe nuk i nenshtrohet krimit!!! Pra kemi nje njeri para dite nje nuse qe i sherben Rames dhe pas dite nje zonje qe nuk i nenshtrohet krimit,pra shifet qarte se z.tusha per ta vazhduar misionin ne kushtetuese ja ka bere te qarte metes se eshte ne sherbim te tij nese ai e dekreton si ata dy kriminelet ne gjykaten kushtetuese,prandaj tash "zonja e forte" do te beje çdo gje qe i kerkon meta,basha dhe berisha por qe duhet patjeter ti pelqej mones qe tia mbushe mendjen titit,dule grekut e fazlliq serbit qe ta firmosin,ndryshe eshte shkelje e kushtetutes sipas metes.

    Përgjigju
  • PËR MIUN E HALEVE: 07/01/2020 11:40

    O miu haleve e tregon me fakte që sa kohë ke që e provon me mua. Thua su komentua e çdo komenti im komentohet ti një kafsh me fytyr njeriu i zbritur nga mali do haesh me mua un me dy fakultete e i lindur në USA me 4 gjuh të huaja e ti mor ANALFABET vazhdon si IDJOT që je këmbëngul për të bllokuar REPORT Tv që është një medje jashtëzakonisht korrekte që tregon vetëm të vërtetat e ti si IDJOT i ler ngatrohesh nëpër këmbët e tua si qen bastard. Vazhdo o qeni bastard si ti smerke vesh po një dit të jap fjalën do të të bllokoj çdo gjë o qen i ngordhur prit e do shofësh kush je ti e kush jam un.

    Përgjigju
  • Miu haleve: 07/01/2020 11:02

    U komentua u komentua o mi halesh pse su komengua o mi gjirizesh. Un mos gënjeva gjë vall o miu në shërbim të pisave që mer ndonjë kock për ta lëpir o analfabet pa shkoll o sholl HOMARI.

    Përgjigju
  • FUNDËRRINAT: 07/01/2020 11:00

    O ZOT çfar i kan bër kombit Shqiptar vitore tusha një mash e hajdutit të pa skrupullt ilir kak metës. E kjo erinda ballanca një nëpërk prositut e kjo hajdute e kurruptuar deri në palc është avokate e popullit kur kjo nuk përfaqson asgjë për popullin. Kjo erinda prositut ballanca është gruaja e andi bushatit qenvqë lef nga mëngjesi e deri në dark nipi i antarit të byros politike të kriminelit enver pis hoxha. E kto lloi qensh do punojn për popullin deri dje ishin komonist të tërbuar sot jan demokrat hajdut të korruptuar deri në pslc e kto lloi palaçosh jan në drejtimin e politikës së Shqipris një politk e madhe qenefi. Ish fmit e byros politike që na shtypën për 50 vjet na ushqyen me tollona sot na jan bër demokrat si për shëmbull ish sekretari i partis së punës ( sumës ) salhe qen kriminel berisha. Po mir ja bëjn kti kodosh populli debil qē votojn kto plehra të dekonpozuar nga të katër krahët fen ju luajn popullit debil Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?