Politikë

Përplasja Berisha-Basha, Enno Bozdo: Uroj që viktimë mos të bëhet PD! I vetmi shans i partisë, që asnjëri prej tyre mos ta drejtojë, duhet një opozitë e re që i tejkalon të dy

13 Shtator 2021, 22:43| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 08:37

  • Share

'I vetmi shans që ka PD është që të mos drejtohet as nga Berisha e as nga Basha', kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Enno Bozdo, në një kohë kur të dy ata janë futur në një 'lufte', njëri për të ruajtur postin e tij në parti dhe tjetri për të rimarrë atë që para disa vitesh ia besoi dikujt që sot e 'tradhtoi'.

Në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Bozdo u shpreh se 'lufta' mes Bashës dhe Berishës nuk ndihmon partinë, duke uruar që viktimë mos të bjerë pikërisht kjo e fundit. Ai theksoi nevojën për një opozitë të re, me fytyra të reja.

"Opozita  e vërtetë është një opozitë që tejkalon dhe Bashën dhe Berishën, unë të shoh për një fazë tjetër ku Basha dhe Berisha nuk janë më drejtues të opozitës dhe ky është i vetmi shans që ka PD për të arritur në fitore. Menaxhimi i partisë është bërë shumë i keq. Lufta mes Bashës dhe Berishës nuk e çon PD në fitore. Ne duhet ta kalojmë këtë fazë dhe kjo do të thotë një opozitë e re me të tjera fytyra. Uroj që viktimë e kësaj përplasje mos të bëhet PD", u shpreh Bozdo.

Teksa komentoi vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Bozdo tha se vendimi është i duhuri, por mënyra sesi u mor ishte e pandershme dhe e papranueshme.

Bozdo tehksoi se Basha mori një vendim personal në një kohë kur duhej të ishte konsultuar me strukturat e partisë. 'Sqarimin' e Bashës se vendimin e mori për të marrë përgjegjësitë të gjitha vetë, Bozdo tha se kalon edhe 'mendjemadhësinë' dhe se kreu i PD ka bërë një gabim të thellë në këtë çështje.

"Sa më shumë të zgjasë aq më i madh është dëmi për PD. PD duhej të ishte përqendrua te aksioni opozitar, e gjithë vëmendja përqendrohet në problemet tona të brendshme, shumë të thella duhet thënë. Unë kam qenë nga ata që kam kërkuar që Berisha të bënte hapin i pari, të distancohej për të mos krijuar kosto, po ai zgjodhi rrugë tjetër dhe në kushte të tjera, vendimi i Bashës do të ishte i duhuri, por në një situatë të tillë, procesi me të cilin ky vendim u mor është i pandershëm dhe i papranueshëm. Është ndër vendimmarrjet më të forta në 30 vite, është një proces politik dhe do të duhet të konsultoheshin me radhë, Kryesia, kuvendi. Duhej të ishin anëtarët e PD që të merrnin këtë vendim, asnjë hallkë e konsultimit politik nuk u morë parasysh dhe jemi në grackën e vendimeve të minutave të fundit. Unë nuk jam kurrsesi dakord. Në fund të ditës kjo nuk është parti e Lulzim Bashës, por e demokratëve, secili nga ne ka aksionet e tij aty. Tejkalon edhe mendjemadhësinë të thuash që unë marr këtë vendim për t'ju shpëtuar ju, ka bërë gabim të thellë në këtë çështje", u shpreh Bozdo.

Lulzim Basha njoftoi vendimin për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD ditën e enjte, një ditë para mbajtjes së parë plenare të legjislaturës së X. Vendim ky që duket se kapi papritur Berishën, i cili nuk kurseu akuzat.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Katarakti: 14/09/2021 10:00

    Po jane te gjithe hajdute, te gjithe, pa perjashtim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?