VLORË- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Orikum, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e mjeteve të forta.
Mësohet se të dy drejtues mjetesh, turistë, kanë përplasur makinat mes njëri-tjetrit dhe më pas të dy kanë dal nga automjeti dhe kanë filluar konfliktohen duke u goditur me sende të forta.
Policia thotë se në konflikt janë përfshirë dhe disa prej pasagjerëve të dy makinave, ndërkohë që bën me dije se nuk ka të dëmtuar.
M.Q./ReportTv.al'Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.'- njofton policia.