Përplasi të miturin në Burrel, arrestohet shoferi i automjetit në pronësi të kompanisë 'Breçani Security'

2 Dhjetor 2023, 15:14| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 15:18

  • Share

Burrel - Policia ka arrestuar 46-vjeçarin, i cili teksa drejtonte një automjet të një shoqërie private, aksidentoi një të mitur, në qytetin e Burrelit.

46-vjeçri i identifikuar me inicialet H.H., gjatë drejtimit kishte humbur kontrollin e automjetit tip “Fiat”, në pronësi të kompanisë “Breçani Security”, dhe kishte përplasur të miturin.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë gjatë ditës së djeshme, ku në qytetin e Burrelit, shtetasi H.H., 46 vjeç,  teksa drejtonte automjetin e një shoqërie private,  humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti aksidentoi një shtetas të mitur,  shërbimet e Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë arrestimin 46-vjeçarit, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor",- njofton policia.

Shoferi është arrestuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

I mituri vijon të trajtohet me asistencë mjekësore në spital.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?